Shqipëria në “Borxh” Merr 600 milion euro borxh në tregun ndërkombëtar

768
Sigal

Ndonse në planin fillestar kishte parashikuar se do të merrte 100 milion euro më pak sesa kjo shumë, Shqipëria ka marrë 600 milionë euro borxh në tregun ndërkombëtar. Nga viti në vit interesi është 5.9% sipas të dhënave të Bursës së Londrës. Ndërsa kur flitet për terma afatgjatë ky interes arrin në 6.1%.

Krahësuar me eurobondin e fundit të emetuar interesi është 60% më i lartë. Ky Eurobond ka një afat prej 5 vitesh dhe data e fundit e shlyerjes së tij është data 9 qershor 2028. Sipas qeverisë marrja e borxhi do të shërbej në formë të tillë që një pjesë do të shkoj për të larë borxhin e mbetur, ndërsa pjesa tjetër do të shkoj për të mbuluar deficitin buxhetor.

Dalja për të gjetur borxh e qeverisë në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet këtij mekanizimi nuk është për herë të parë. Kjo është hera e gjashtë që ndodh. Për këtë daljë për borxh tregtar së qeverisë në këto momente sipas ekspertit Eduart Gjokutaj sjell rreziqe dhe mundësi të reja.

“Në fakt do të kisha dy objeksione në këtë rast. Momenti që dilet në tregjet e huaja duhet të ishte më i studiuar për të parë tregjet e brendshme, kështu do të kishim ekspozim më të vogël të rrisqeve. Gjithë logjika është duke marrë kaq shumë borxhe, natyrisht që vendi futet në një qasje që nuk është pozitive në programet për të ardhmen” – tha Gjokutaj.

Deri tani Shqipëria ka shlyer vetëm dy eurobondet e para. ai i 2010-s dhe ai i vitit 2015-të rezultojnë të jenë shlyer deri më tani. ndërsa pjesa tjetër së bashku me borxhin e ri janë borxh ende i pashlyer. Eurobondi më jetëgjatë që ka marrë Shqipëria është ai i vitit 2021 i cili ka një afat dhjetëvjeçar dhe mbaron në vitin 2031. Kjo do të thotë ndryshe se pa eurobondin e fundit, në total janë 2.55 miliardë lekë të marra borxh ku 70% e tyre janë ende aktivë. / TCH