Tare sfidohet nga klubi i njohur, shkak bëhet…

193
Sigal

Mbrojtësi i Barcelonës Samuel Umtiti po rezulton akoma më shumë jashtë planeve të ardhshme të klubit katalanas. Qendërmbrojtësi francez ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje këtë sezon dhe zërat e merkatos se ai nuk do të jetë në radhët e Barcelonës janë shtuar shumë.

Së fundmi, Lacio dhe Porto janë dy klubet që kanë treguar interes për kampionin e botës në vitin 2018 me Francën. Madje, 27-vjeçari u është ofruar bardhekaltërve të Lacios.

 

Megjithatë, klubet që duan ta marrin Umtitinë duhet të paguajnë jo pak për prishjen e kontratës së tij me Barcelonën, e cila skadon në verën e vitit 2023, prandaj Lacio, Porto apo cilido klub tjetër duhet të bëjë një sforco të madhe për të siguruar kampionin e botës