KQZ ka numëruar 29.15% të votave apo mbi 200 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para me 46.58% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 18.8% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.69% të votave.
Aktualisht AAK ka 8.92% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%.
Nisma aktualisht ka 2.79% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.