Superliga/ Tirana harron si fitohet, Laçi i merr barazimin në sekondat e fundit

41
Sigal

Tirana vijon të zhgënjejë teksa sot është ndalur në barazim 2-2 në transfertë përballë Laçit.

Kryeqytetasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave, duke krijuar përshtypjen e një fitoreje të lehtë, por që nuk rezultoi kështu.

Në minutën e 18’ ishte Hasani që zhbllokoi shifrat, ndërsa në minutën e 47’ të shtesës Abazaj dyfishoi rezultatin.

Shikoni golin e Hasanit

Shikoni golin e Abazaj

Në pjesën e dytë Laçi u përpoq duke ngushtuar rezultatin në minutën e 59’ me anë të autogolit të Najdovskit.

Në fundin e lojës, atëherë kur nuk pritej, Laçi gjen golin e barazimit në minutën e 93’ me anë të Kordeiro, duke shtangur kështu bardheblutë.

Me këtë rezultat, Tirana pozicionohet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa kurbinasit në vendin e parafundit me 17 pikë.

Nga ana tjetër, sfida mes Erzenit dhe Kukësit është ndarë në barazimin 0-0.

Shikoni autogolin e Najdovskit

Shikoni golin e Kordeiro