I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet nga pala greke në Kakavijë shqiptari i shumëkërkuar

28
Sigal

Kapet nga pala greke në Kakavijë një shqiptar i shumëkërkuar. Mësohet se ky person, identiteti i të cilit nuk dihet, është ndaluar gjatë verifikimit të pasaportës.

Ndaj tij rëndonte një urdhër europian arresti, pasi rezulton i dënuar me 20 vjet burg për trafik droge.

Dokumentacioni i kaloi Prokurorisë së Janinës për veprime të mëtejshme.