Sigal

Barcelona ka befasuar me blerjen e saj më të re ditën e hënë.
Bëhet fjalë për mesfushorin Arthur Melo nga Brazili për shifrën e 40 milionë eurove nga të cilat 9 milion do të paguhen në formën e bonuseve në bazë të ecurisë se lojtarit dhe klubit.

Mesfushori 21 vjeçar i Gremios ka nënshkruar një kontratë gjashtë vjeçare me kampionët e La Ligas, raportohet se klauzola e largimit që Barcelona ka vëvë për largimin e lojtarit është 360 milionë euro.