Sulmuesi i Kombëtares në listën e Barcelonës kundër Getafes

500
Sigal

Rei Manaj më në fund është grumbulluar dhe do të jetë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, në ndeshjen ndaj Getafes.

Siç shihet në njoftimin e klubit katalanas, Manaj do të mbajë numrin 41, duke ia arritur më në fund qëllimit për t’u grumbulluar me Mesin dhe yjet e tjerë të katalanasve.

Sulmuesi i Kombëtares është stërvitur shpesh me skuadrën e parë, por nuk ishte grumbulluar, ndërsa tani do të jetë pjesë e ekipit të parë për ndeshjen kundër Getafes, e cila do luhet nesër në orën 16:00.

Dëmtimet e shumta të sulmuesve katalanas kanë bërë që Setien të marrë me vete sulmuesin e Kombëtares.