Makina rrëshket, përplaset pranë shkollës

410
Sigal

Për shkak të motit të keq, një makinë ka rrëshkitur duke përplasur kështu një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës, pranë shkollës “Qemal Mici”.

Sipas burimeve, nuk raportohen të lënduar ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë duke bërë që të devijohet qarkullimi në rrugë të tjera.