Klevis Balliu në Gjermani: Opozita prioritet legjitimitetin institucioneve duke filluar me plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut

379
Sigal

Gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu shprehet se në takimet e zhvilluara nga CDU ka theksuar faktin se opozita është duke punuar për rikthimin e institucioneve demokratike dhe legjitimitetit të tyre.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Balliu shkruan se një çështje që mori vëmendje të madhe në këtë takim ishte dhe domosdoshmëria e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe angazhimi për të luftuar influencën në rritje të Rusisë në Ballkan.

Postimi i plotë i Klevis Balliut

Ishte kënaqësi të isha pjesë e një organizimi të CSU në Gjermani, në Parlamentin Bavarez, ku diskutuam për sigurinë dhe luftën kundër krimit në Europë. Diskutimi ishte mes miqve të Shqipërisë, me zotin Manfred Ëeber kryetari i grupit të Partive Popullore Europiane, me Ambasadorin e SHBA në Gjermani Richard Grenell, me Ministrin e Brendshëm Zoti Joachim Harrman, ZV Presidentin e Komisionit Van Ser Leyen si dhe zotin Margaritis Schinas.

Gjatë diskutimit garantova përkushtimin total të Opozitës shqiptare për të punuar për rikthimin e institucioneve demokratike, legjitimitetin e tyre por dhe aksionin tonë të pandalshëm kundër lodhjes së politikë me krimin dhe korrupsionin.

Gjithashtu një çështje që mori vëmendje të madhe ishte dhe domosdoshmëria e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe angazhimi për të luftuar influencën në rritje të Rusisë në Ballkan.

Por është detyra jonë që të rikthejmë legjitimitetin institucioneve duke filluar me plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut, që çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.