Suedi-Shqipëri, favoriti sipas kompanive ndërkombëtare të basteve

17
Sigal

Suedia do të përballet me Shqipërinë sonte në orën 19.00, në ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars.

Suedezët vijnë si favorit në këtë takim, e diçka të tillë e thonë edhe koeficientët.

Në kompaninë më të madhe të basteve sportive në botë, Bet365, fitorja e skuadrës së Jon Dahl Tomasson në “Friends Arena” kuotohet me koeficientin 1.40.

Barazimi i kuqezinjve në këtë takim vlen 4.50 ndërsa triumfi i ekipit të Sylvinhos me 7.00.
Të dy këto kombëtare u mundën në miqësoret e para të muajit mars.

Ekipi jonë kombëtar pësoi disfatë 3-0 ndaj Kilit, ndërsa Suedia u imponua 5-2 ndaj Portugalisë.