Gjici, gati t’i japë Cungut lojtarin e Kombëtares

291
Sigal

Dy pikët e humbura ndaj Laçit e thelluan diferencën mes Kukësit dhe Partizanit kryesues në 5 pikë. Tashmë që gjysma e kampionatit ka kaluar, beteja për titull sa vjen e ashpërsohet. Veç kryeqytetasve dhe verilindorëve, në garë për titull janë dhe durrsakët e Teutës, ndaj presidenti i Kukësit ka vendosur të marrë masat e duhura.

Safet Gjici ka ndërmend t’i dhurojë trajnerit të tij, Armando Cungut, një as të vërtetë për mesfushën. Bëhet fjalë për ish-lojtarin kuqezi, Valdet Ramës, i cili vitin e shkuar është aktivizuar për kinezët e Janbian Funde, por prej thuajse një viti është pa ekip.

Në periudhën e tij me fanelën kuqezi, Valdet Rama është aktivizuar në 15 takime dhe ka shënaur tre gola, ndërsa nga tifozët mbahet mend për shpërthimet e tij sulmuese, që sillnin panik në mbrojtjet kundërshtare.