Durrës/ Qëlloi në ajër me armë zjarri, arrestohet në flagrancë

434
Sigal

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin  e Policisë Manëz në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin  e një ngjarje ndodhur mbrëmjen e djeshme në Hamallaj, ku kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas një pune hetimore të specializuar nga ana e specialistëve ështe identifikuar dhe kapur autori.

Ja njofitimi i policisë

Është vënë në pranga  shtetasi E.A. dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me fisheke.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese

dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.