Statistikat/ Në 2022-shin Tirana renditet në vendin e dytë, ja diferenca me Partizanin

133
Sigal

Gjatë janar-dhjetorit 2022, çuditërisht janë luajtur 36 javë dhe në këtë “kampionat” të ndarë në dy sezone, Tirana paçka se ka kurorën është e dyta me 65 pikë.

Në vendin e parë, Partizani me 69 pikë, ndërsa për t’u shënuar se në sezonin e kaluar në 21 javët e mbetura kur bardheblutë u shpallën kampionë, si Tirana dhe Partizani kanë grumbulluar 40 pikë.

Diferencën e bëjnë 4 pikët e këtij sezoni futbollistik. Në vendin e tretë Laçi, por me 9 pikë nga Tirana, më pas Kastrioti, Vllaznia, dy skuadra që janë goxha stabël për sa u përket pikëve, sepse po të shohësh dy renditjet, gjithmonë janë në mes.