Skuadra e Fenerbahce kërkon trajner, një shqiptar bëhet kandidat kryesor

314
Sigal

Besnik Hasi është një ndër kandidatët kryesorë për postin e trajnerit të Fenerbahces. Ashtu siç raporton gazeta saudite “Arriyadiyah”, Besnik Hasi, pothuajse ka arritur marrëveshje me Fenerbahçen dhe do të largohet nga ekipi i tij aktual, Al Read. Më parë të lakuar për të marrë drejtimin e skuadrës turke, kanë qenë emra të njohur si Manuel Pellegrini, Okan Buruk dhe Erol Bulut, por emri që ka marrë shumë kuota së fundmi është pikërisht ai i Besnik Hasit. Te Fenerbahce, në sulm luan kosovari Vedat Muriqi, ku ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm.