Pak kohë pas ndarjes nga Stefano De Martino, Rodriguez shaqet buzë pishinës duke puthur me pasion një tjetër

289
Sigal

Që lidhja mes Belen Rodrigues dhe Stefano De Martinos kishte mbaruar, nuk kishte më asnjë dyshim. Edhe pse të dy e kanë mbajtur sekret shkakun e ndarjes së tyre, për të dy flitej për flirte të reja. Marrëdhënia klandestine e balerinit me Alessia Marcuzzi, u përgënjeshtrua nga të dy, ndërsa thashethemet për pasionin e shpërthyer mes showgirlit argjentinas me një sipërmarrës, konfirmohen në foton e publikuar në Instagram nga Alfornso Signorini drejtori i revistës ‘Chi’ që shkruan: ”Në Capri, me bikini në buzë të pishinës, Belen puth me pasion Gianmaria Antinolfi’. Belen dhe Gianmaria shijojnë një verë të nxehtë pasioni dhe nuk arrijnë dot të fshihen nga aparatët e paparacit të revistës ‘Chi’, që i ka fotografuar në momente intime. Vetëm me bikini Rodriguez përkëdhelet nga dielli dhe nga i dashuri i saj i ri. Ai është një menaxher i ri i modës napoletane, i cili kohët e fundit ka qenë shumë pranë showgirlit. Që mes Belen dhe Antinolfit kishte një feeling ishte e dukshme dhe shumë i kishin drejtuar antenat e dyshimit tek ai, duke besuar që lidhja mes tyre nuk ishte thjesht një miqësi e bukur, siç pretendohej nga të dy. Rodriguez ka marrë pjesë në Napoli në festën e organizuar për ditëlindjen e Antinolfit, me të cilin ishte fotografuar edhe më parë në Milano. Gjatë festës, mes të dyve kishte pasur veshtrime dhe ngacmime dhe ndonjë kontakt i afërt, por më pas ata janë parë teksa putheshin në publik.