Skënderbeu mbërrin në Beograd, akomodohet në hotelin ku u vra Arkani

462
Skuadra e Skënderbeut ka mbërritur ditën e sotme në orën 6 të mëngjesit në Beograd, për t’u përballur të enjten me skuadrën e Partizanit të Beogradit në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Europës.
Skuadra korçare dhe delegacioni i mbërritur nga Shqipëria kanë qenë të shoqëruar nga një numër i madh makinash policie të cilat i kanë shoqëruar deri në hotel.
Skënderbeu u akomodua në hotelin “Crowne Plaza” në Beograd, ambient në të cilin u ekzekutua në mënyrë misterioze 17 vite më parë krimineli i famshëm serb Zheljko Rezhnanjatoviç, i njohur ndryshe si Arkani. Ai ishte pa dyshim një nga figurat më të tmerrshme që ka njohur ndonjëherë Ballkani.
Sigal