Dopieta e Suarez thellon diferencën, Atletiko Madrid vazhdon i qetë garën për titull

176
Sigal

Atletiko Madridi marshon i qetë drejt titullit kampion. Bardhekuqtë madrilenë fituan me rezultatin 2-4 ndaj Kadizit në ndeshjen e javës së 19-të të kampionatit spanjoll. Protagonist kryesor i këtij triumfi të skuadrës së Diego Simeones ishte veterani Luis Suarez, i cili realizoi dopietë, teksa goli i parë ishte një ekzekutim spektakolar nga goditja e dënimit dhe i dyti nga pika e bardhë e penalltisë.

Dy golat e tjerë të Atletikos u shënuan nga Saul dhe Koke. Me triumfin e sotëm, “Los Colchoneros” e thellojnë diferencën me Realin në 10 pikë dhe kanë mundësi të shkëputen akoma më shumë pasi kanë një ndeshje më pak.