Si të jesh në formë për Botërorin, legjenda braziliane këshillon Jesus: Bëj sa më shumë seks

461
Legjenda braziliane e futbollit, Romário de Souza Faria ose i njohur ndryshe si Romario, i pyetur nga mediat për këshillën që do dëshironte t’i jepte sulmuesit Gabriel Jesus para Botërorit ka befasuar jo pak me përgjigjen.
“Një nga këshillat e mia është që të bëjë shumë seks”, ka thënë Romario. “Të shijojë ditët pushim dhe të jetë i përqendruar në ditën e ndeshjes dhe gjatë ndeshjes”.
“Të kuptojë se çdo rast mund të jetë i fundit dhe, për rrjedhojë, duhet ta shfrytëzojë në maksimum. Duhet të shkojë në Botëror dhe të shënojë gola. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi!”.
Romario mban rekordin e tretë përsa i përket futbollistëve që kanë shënuar më shumë gola me kombëtaren e Brazilit, 55 në 70 ndeshje. Ai ka qenë pjesë e ekipit në Botërorin e 1994 të zhvilluar në Amerikë ku ‘seleçao’ fitoj titullin e katërt në histori.
Sigal