Prifti shqiptar i prekuri i parë në Greqi me mutacionin afrikan të Covid-19

155
Sigal

Me mutacionin afrikan të Covid-19 në Greqi është prekur një prift shqiptar. Sipas mediave vendase, ai ka pas qenë në të kaluarën i prekur me Covid-19 dhe në vazhdim kishte dalë negativ. Sipas informacioneve të para, dhjaku është ndihmësi i mitropolitit të Kordelios në Selanik, dhe deri në këtë moment po e kalon virozën pa simptoma të rënda.

Autoritet thonë se ende nuk kanë një version sesi dhjaku është prekur nga mutacioni afrikanojugor i Covid-19, dhe sa persona mund të jenë infektuar prej tij. Deri tani raportohet edhe se edhe një tjetër dhjak, edhe ai ndihmës i mitropolitit të Kordelios, besohet se është infektuar prej të njëjtit mutacion të Covid-19, ndërkohë që po pritet konfirmimi i testeve të bëra gjatë ditës së dielë.

E sigurtë është që dhjaku me origjinë shqiptare nuk ka udhëtuar drejtë vendlindjes së tij gjatë muajve të fundit. Mutacioni afrikanojugor vlerësohet se është më i rrezikshmi ndër mutacionet e covid, por në çdo rast,veprimi i vaksinave dhe i terapive mjekësore, ka efekte edhe në këtë variant të virusit.