Talenti shqiptar nuk di të ndalet, Armando Broja i dhuron Vitesse-s finalen

154
Sigal

Armando Broja vazhdon të shkëlqejë në Holandë me skuadrën e Viteshes, ku luan i huazuar nga Çelsi.

Sulmuesi i Shqipërisë ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, duke i dhënë avantazhin Viteshes në minutën e 75′ ndaj Venlos, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës. Talenti shqiptar, shfrytëzon në maksimum një krosim të Tanane, duke goditur bukur me kokë, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës.

Një gol më shumë vlera ky i Brojës, që i hapi rrugën edhe golit të Tanane në minutën e 84′, që vulosi rezultatin në 2-0 dhe kalimin në finale të Kupës, ku do të përballen me fituesin e çiftit Herenven-Ajaks.

Kjo është ndeshja e dytë radhazi që Broja shënon me Viteshen, pasi të njëjtën gjë bëri edhe në fundjavë ku sërish luante ndaj Venlos.