Skandali i korrupsionit, FIFA nis hetimet

496
Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka vendosur të hap hetimet e saj në lidhje me skandalin e korrupsionit që shpërtheu në fund të muajit maj. Vetëm pak ditë përpara Asamblesë së Përgjithshme të FIFA, autoritetet zvicerane me kërkesë së prokurorisë së SHBA-së vunë në pranga 7 zyrtarë të lartë të këtij institucioni, mes të cilëve edhe zv.presidentët Euxhenio Figeredo dhe Xhefri Ueb, ndërkohë që numri i atyre që janë nën akuzë është 14.
Sigal