Vajza franceze masakrohet për 6 mijë dollarë

546
U vra dhe u copëtua për një borxh prej 6 mijë dollarësh, lidhur me drogën. Pas disa ditë hetimesh zbulohen rrethanat në të cilat u ekzekutua Eva B., një vajzë franceze 23 vjeçare, trupi i së cilës i copëtuar u gjet i fshehur brenda një valixheje, në një apartament në Tuluzë të Francës. Dyshimet janë përqendruar mbi katër persona, tre djem dhe një vajzë me moshë nga 19 deri në 22 vjeç, të cilët janë ndaluar nga policia.
Hetuesit mendojnë se janë pikërisht katër të rinjtë ata që e kanë masakruar vajzën, duke i prerë gjymtyrët dhe duke pastruar skenën e krimit. Prej disa muajsh, katër studentët kishin filluar të merreshin me trafik droge, duke e shitur në doza të ndryshme. Edhe Eva ishte përfshirë në rrjetin e shpërndarjes, dhe kishte një borxh prej 6000 euro ndaj të rinjve, thotë prokurori i Tuluza, Pierre-Yves Couilleau.
Sigal