Skandal! Sulmuesi shqiptar dhunohet barbarisht në Kroaci

497
Sigal

Sulmuesi shqiptar, Muzafer Ejupi me origjinë nga Tetova, i cili luan me skuadrën e Slaven Belupos është dhunuar barbarisht, në Kroaci.

Mësohet se lojtari ka qenë viktimë e një sherri banal në një parking, ku i shoqëruar nga kunati i tij, është sulmuar barbarisht nga një shtetas kroat.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia kroate, teksa sulmuesi shqiptar i Slaven Belupos është dëmtuar rëndë, pas goditjes që ka marrë me një shufër metalike. Ai madje ka rrezikuar të humbasë syrin e djathtë.

Fotot e dëmtimit të tij shokojnë dhe tregojnë momentet e tmerrshme që futbollisti shqiptar ka kaluar.

Ejupi ka qenë për shumë pak kohë pjesë e skuadrës së Skënderbeut, gjatë vitit 2013.

Klubi i Slaven bën thirrje që të merren masat ndaj autorit dhe i ka uruar shërim të shpejtë lojtarit.