Skandal në Arabi, CR7 tani rrezikon arrestimin (Video)

43
Sigal

Cristiano Ronaldo është gjithmonë në qendër të vëmendjes në futbollin arab: pas penalltisë të shënuar në gjysmëfinalen e Champions Cup kundër Al Shorta, kanë shpërthyer polemikat për shkak të festimit të tij.

Nuk po flasim për të famshmen “Siuuuuu”, por për gjestin që ka bërë para saj dhe që në Arabinë Saudite është e ndaluar, ose më saktë shenja e kryqit.

Në fakt, në shtetin aran është e ndalur shprehja publike e fesë së kritshterë dhe në këtë rast portugezi do të rrezikonte edhe arreSTimin sepse mund të akuzohet për propagandë të besimit të tij fetar.

Festimi i CR7 ka ardhur pas penalltisë së shënuar kundër Al Shorta-s që ka lejuar Al Nassr të kalojë në finalen e Arab Champions Cup. Në finale, ish-ylli i United do të përballet me Al Hilal-in e Milinkovic-Savic, që ka mundur 3-1 Al Shabab në gjysmëfinalen tjetër.

VIDEO