Situata te Lazio, rikthehet sulmuesi, trajneri pret edhe disa të tjerë

107
Sigal

Lazio u eleminua mbrëmë nga Kupa e Italisë, duke mbyllur rrugëtimin në fazën gjysmëfinale. Sot paradite, trajneri i lacialëve, Igor Tudor ka marrë një lajm të mirë.

Mattia Zaccagni ka hedhur pas shpine dëmtimin dhe është rikthyer në grup. Në dispozicion për ndeshjen e së shtunës ndaj Veronës rrezikon  të mos jetë Felipe Anderson, i cili u zëvendësua pas kontaktit me Alex Sandro në pjesën e parë ndaj Juventusit.

Situata e Lazzari dhe Kamada-s duhet të vlerësohet, ndërsa tekniku është në pritje të Provedel, i cili së shpejti mund të bashkohet me grupin.