Si mund të largohesh nga unë?
Këmbë zbathur lëkura përvëlon!
Në strehën e njërës çati
shpirti peng mbeti dhe përgjon!
Si vallë të mos të kem ty ,
kur drita shuhet unë humbas.
Hija jote më përndjek ngado;
në zemër një njeri i thatë!

Mos u largo më merr pranë vetes!
Unë mbeta besnike jotja përjetë.
Në gërmat e poezive thura lavde,
që veç emrin tënd askush mos e prek!
Mos u largo dhe këtë herë
Lëri stuhitë shtigjeve të mashtrohen
Ne jemi më të fortë kur lëshojmë rufe
Se dashuria mundi të keqen!
Mos u largo ri pranë meje….!
Mos shko dhe këtë herë….!





















