Berisha: Kemi në dorë laptopin e patronazhistëve, aty zbulohet veprimtaria e tyre kriminale
Ai shtoi se nga votat e diasporës mungojnë 60 mijë vota. Gjithashtu Berisha tha se patronazhistët janë dërguar që të mbushnin zarfet në vende të caktuara, në Greqi dhe Itali. Sipas tij, janë kontraktuar ish-punonjës ambasade, dhe punonjës ambasade, janë kontraktuar ish-zyrtarë të PS-së dhe zyrat e tyre për të grumbulluar zarfat.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se zgjedhjet e 11 majit kanë një nga kapitujt më të zi të saj, votën e diasporës. Berisha tha se vota e diasporës, e cila përbënte një arritje kushtetuese historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, sipas tij, me parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira, në kundërshtim flagrant me kontratën e përcaktuar me marrëveshje dhe konsensus, procesi u shtetëzua plotësisht nga narkoshteti. Ai shton se pas shtetëzimit të këtij procesi, qeveria nuk tregoi as kujdesin më të vogël për të fshehur duart e manipulimit. Gjithashtu Berisha paraqiti dhe disa shifra që sipas tij janë manipulimet në rang qarqesh. Berisha tha se opozita nuk do i pranojë kurrë këto zgjedhje. Berisha tha se duhet të krijohet një front i përbashkët në Shqipëri dhe diasporë kundër qeverisjes që e etiketon si regjim. Ai shtoi se qeveria poshtëron shqiptarët si një pushtues i egër dhe mendon se mund të imponojnë një farsë të tillë. Ai komentoi mesazhin e Ambasadës së SHBA për procesin zgjedhor të 11 majit, e cila ka uruar popullin shqiptar. Berisha tha se ai mesazh ishte asgjësim për Ramën dhe shtroi pyetjen se përse ky i fundit nuk e përshëndeti urimin në fjalë. Ai shtoi se aty urohen shqiptarët dhe se as nuk mohohet, as nuk pohohet “farsa”. Berisha deklaroi se kanë në dorë laptopin e patronazhistëve. Berisha tha se aty zbulohet veprimtaria e tyre kriminale. Ai shtoi se kanë në duar plot dokumente që do t’i paraqesin dhe sipas tij ato përmbajnë komunikime të drejtuesve të PS me nënkontraktorët. • Berisha tha se fletët të diasporës janë përdorur brenda vendit. Ai shtoi se nga votat e diasporës mungojnë 60 mijë vota. Gjithashtu Berisha tha se patronazhistët janë dërguar që të mbushnin zarfet në vende të caktuara, në Greqi dhe Itali. Sipas tij, janë kontraktuar ish-punonjës ambasade, dhe punonjës ambasade, janë kontraktuar ish-zyrtarë të PS-së dhe zyrat e tyre për të grumbulluar zarfat.





















