Ballina Sport Mesfushori drejt Interit, përgatiten detajet e fundit të transferimit, operacion 25 milionë...

Mesfushori drejt Interit, përgatiten detajet e fundit të transferimit, operacion 25 milionë euro

42
Sigal

Inter ka afruar elementë të rëndësishëm këtë merkato si Thuram apo Frattesi, por zikaltërit nuk ndalen me kaq, pasi po punohet edhe për disa prurje të reja.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, nënkampionët e Europës po shtyjnë të finalizojnë marrëveshjen për mesfushorin Lazar Samardzic dhe do të takohet me Udinese këtë javë.

Javën e kaluar bëri bujë lajmi se palët kishin rënë dakord për kushtet e një marrëveshje për lojtarin 21-vjeçar. Interi është gati të paguajë 25 milionë euro plus të riun Giovanni Fabbian.

Klubi nga Milano dakord tashmë për kushtet personale me ish-mesfushorin e RB Leipzig, duke përgatitur një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 2 milionë euro neto në sezon, duke përfshirë shtesat.