Kodrat e Kallmit në Durrës përfshihen nga zjarri

30
Sigal

Kodrat e Kallmit në Durrës janë përfshirë nga një vatër zjarri. Mësohet se zjarri është përhapur në zonën me shkurre, ndërkohë që vatra favorizohet të përhapet nga era.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj, raporton se zjarrfikësit janë duke punuar për të vënë në kontroll zjarrin në një terren shumë të vështirë.

Kjo është një zonë e pabanuar kryesisht me bimësi shkurre, dhe zjarri dyshohet se mund te jete vene nga ndonjë bari për të hapur kullota të reja.