Zjarr i fuqishëm pranë stacionit të trenit në Pogradec, dyshohet si i qëllimshëm

28
Sigal

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe me ferra dhe barishte në zonën e Gurit të Kuq në Pogradec. Ngjarja është regjistruar pranë stacionit të trenit.

Zjarri që dyshohet të jetë i qëllimshëm është arritur të vendoset në izolim dhe të fiket nga zjarrfikësit e Pogradecit që ndërhyjnë në kohën e duhur pasi përhapja e tij rrezikonte banesat pranë.

Zjarret kanë përfshirë disa pjesë të vendit tonë, ku shkak është bërë temperatura e lartë por ka pasur raste që zjarri ka qenë i qëllimshëm.