Ngjarje e rëndë në Tiranë, i riu i jep fund jetës, prindërit e gjejnë të pajetë në shtëpi

578
Një tjetër vetëvrasje është shënuar ditën e sotme.
Një 29-vjeçar me inicialet M.P., ka vendosur t’i japë fund jetës duke u varur në ambientet e banesës ku jetonte me familjen e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Shemsie Haka” në kryeqytet.
29-vjeçari është gjetur i varur nga familjarët e tij të cilët janë tronditur kur kanë parë skenën e rëndë.
Nuk dihen ende motivet që mund ta kenë çuar të riun drejt aktit fatal.
Sigal