Operacioni ‘Rrjeti’ në Elbasan/ Apeli ‘i prerë’ me 45 anëtarët e grupeve kriminale! Lë në burg 35 prej tyre, 3 në ‘arrest shtëpie’ dhe 7 të tjerë ‘detyrim paraqitjeje’

33
Sigal

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 45 të arrestuarit në kuadër të operacionit anti-drogë në Elbasan.

Në kuadër të këtij operacioni më 29 qershor 2023 u goditën katër grupe kriminale që shpërndanin drogë në qytete të ndryshme. Konkretisht, 35 prej tyre do të vijojnë të qëndrojnë në burg.

Ndërkohë, 7 të tjerë janë në detyrim paraqitjeje dhe 3 të tjerë do të qëndrojnë në ‘arrest shtëpie’.

Kujtojmë se nga ky megaoperacion u goditën katër grupe kriminale të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd.
Në pranga kanë ranë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale.

Në një operacion që u mbështet dhe nga FNSH, u arrestuan 45 persona në Elbasan, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim.

Për një periudhë gati tremujore, strukturat hetimore, në drejtimin e drejtuesit te Prokurorisë së Elbasanit, njëkohësisht prokuror i kësaj çështjeje, kanë analizuar me detaje të gjitha informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, jo vetëm për periudhën aktuale, por për një shtrirje kohore prej disa vitesh.

45 personat e ndaluar nga policia:

  1. Joni Hasnjoku
  2. Durim Novaku
  3. Hysni Sadushi,
  4. Arsen Vishkulli,
  5. Emiljan Dinja,
  6. Ledi Nergjoni,
  7. Erist Skilja
  8. Gazmir Panxhi
  9. Gentjan Shabani
  10. Florenc Demiri
  11. Gavrosh Berati
  12. Rigert Kokoneshi
  13. Ferdinand Sadushi
  14. Ahmet Kushi
  15. Denis Darzeza
  16. Florenc Puto
  17. Storado Sadushi
  18. Emre Puro
  19. Rezarta Isufaj,
  20. Shpetim Myrta
  21. Edor Hasanllari
  22. Andrea Gugu
  23. Armando Buzani
  24. Erind Hoxha
  25. Ilirjan Kume
  26. Sali Isufaj
  27. Klajdi Isufaj
  28. Igli Merko
  29. Hekuran Gjeli
  30. Xhuljano Gjyla
  31. Enea Hysenbelli
  32. Leonard Tola
  33. Aldo Gjeli
  34. Esmirand Lici
  35. Xhulio Lluca
  36. Armand Lluca
  37. Oltjon Çela
  38. Sara Çepi
  39. Xhevit Bogdani
  40. Taulant Novaku
  41. Amarildo Sallaj
  42. Romarjo Bora
  43. Rudolf Korumi
  44. Mariglen Hida
  45. Fatmir Durbaku