“Teatri” në Ballsh, reagon Tirana: Situatë dashakeqëse, gati ta ndjekim në organet kompetente

54

Humbja me përmbysje përballë Bylis, në aktin e parë në gjysmëfinalen e Kupës e Shqipërisë, nuk është pritur mirë nga opinioni sportiv, një humbje që erdhi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Tirana mund dhe të mposhtet, ashtu siç ndodhi në Durrës, por kjo humbje po bën aq shumë zhurmë duke rikthyer edhe një herë hijet e dyshim në futbollit shqiptar. Kjo ishte një humbje që nuk është pritur mirë as nga aktorët e tjerë të Superliges, ekipe dhe kundërshtarë që prej kohësh kanë ngritur zërin për aleanca dhe kompromise. Këto zëra nuk janë pritur mirë as nga vetë klubi i Tiranës që kalon në sulm duke nënvizuar se do të ndjek të gjithë procedurat ligjore kundër atyre që dëmtojnë imazhin e klubit:

Tirana

“Nënvizojmë se klubi kurrsesi nuk mund të bëhet pjesë e asnjë skenari të stisur dhe i qëndron besnike objektivave te sezonit. Të gjitha këto tymnaja krijohen për të prishur harmoninë dhe pozitivitetin që mbizotëron në klub. Jemi të gatshëm të analizojmë të gjithë situatën dashakeqe dhe mese të gatshëm për ta ndjekur atë në organet kompetente. Asnjë aludim nuk mund të hedhë poshtë atë objektiv për të cilin ky ekip punon çdo ditë. Ftojmë të gjitha mediat të jenë sa më korrekte në pasqyrimin e materialeve të tyre pasi klubi ynë do të jetë transparent për gjithçka ndodh në familjen tonë. KF Tirana do të ndjekë të gjithë procedurat ligjore për shpifjet e bëra mbi këtë sfidë. Ky proces do të jetë i vlefshëm për të gjithë personat që do të përpiqen të dëmtojnë imazhin e klubit më të madh në vend, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit bardheblu.