Gabimi në mbrojtje i kushton Kombëtares, Luksemburgu përmbys rezultatin

513
Vijon të luhet pjesa e dytë e miqësores Luksemburg-Shqipëri e cila është me rezultatin 2-1. Fillimisht kaloi Kombëtarja në avantazh me golin e Odise Roshit në minutën e 52’ me një pasim të saktë të Hysajt. Por në minutën e 63 Kukeli nuk bllokon dot një pasim për Turpelin, i cili futet me top i vetëm në zonë dhe përballë Strakoshës nuk e ka të vështirë të shënojë duke barazuar shifrat.
Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan një miqësore ndaj Luksemburgut në transfertë, e cila do të shërbejë si test gjeneral në pritje të përballjes të së dielës së ardhshme ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Trajneri De Biazi do ta shfrytëzojë këtë ndeshje me një kundërshtar modest për të vlerësuar më mirë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion si dhe për të praktikuar disa skema sulmuese të cilat mund të përdoren ndaj Izraelit, ku do të kërkohet fitorja jo vetëm si hakmarrje për humbjen 0-3 në Elbasan në nëntorin që lamë pas, por edhe si shans i fundit për të qëndruar në garë për vendin e tretë në Grupin G.
Sigal