Itali/ Pjesë e grupit krìminal të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet

288
Sigal

Karabinierët e Barit kanë arrestuar në Fasano, një qytezë pranë Barit, një shqiptar, që ishte pjesë e grupit kriminal të trafikut të drōgës nga Shqipëria në Itali. Shqiptari kishte qenë pjesë e grupimit krìminal, ku kishin marrë pjesë 37 persona, shqiptarë e italianë, në operacionin e koduar “Kulmi”, raportojnë mediat e vendit fqinj.

I arrestuari është Vullnet Daci, 32 vjeç. Ai u identifikua gjatë hetimeve se ka dyshime se ka qenë pjesë e grupit të trafikut ndërkombëtar të drōgës. Daci ka qëlluar me armē në ajër, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar apo më keq akoma, vìktima. Vullnet Daci, pasi procedurave të kryera nga policia, është dërguar pranë stacionit policor së Barit, në dispozicion të gjykatës.