Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: Nëna e valëve

278
Sigal

(me motive himarjote)

O Neço*, ngriu nga varri
Bëje këngën për së pari
Vajz’ e valëve s’ësht’ këtu
E rrëmbyen valët blu

Ngrihu , Neço dhe këndo
S’ka as nuse, jo, mor jo
Koh’ të tjera sot kan’ dalë
Bëj’ një mund e këmbe fjalë.

O Neço, ngriu nga varri
Zër sokakun për së mbari
Port’ më port’ lësho një zë
Nga tri plaka, mbetur një…

Kalo sot e kalo mot
Nëna valët i përlot
Qan nat’ e qan ditë
O kurbet, na thave sitë **

Ngrihe, Neço, zën e saj
Çik’ e Qorre maj’ më maj’
Zëri nënës, kënga jote
Të mos tretet nëpër mote.

*Neço Muka këngëtari i shquar himarjot
i viteve njëzet – tridhjetë.
**sitë-forma dialektore e fjalës sytë.