Jemi duke vrarë mbretin, zotin dhe legjendën. Jemi ne (njerëzit) grabitqarët e vërtetë

663
Dita Botërore e Kafshëve të Egra (World Wildlife Day), por jemi ne (njerëzit) grabitqarët e vërtetë.
Është më shumë një përkujtimore se një festë, 3 marsi, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndaluar zhdukjen e felinëve të mëdhenj që duket e pandalshme. Por ende ka shpresë për ti shpëtuar ata.
Jemi duke vrarë mbretin, zotin dhe legjendën. Dhe gjithashtu të gjithë të tjerët. Me emrat e tyre ne thërrasim makinat, ekipet tona të zemrës, super heronjtë, janë figura të energjisë dhe virtytit, një simbol i asaj natyre të madhërishme që po shkatërrojmë: janë felinët e mëdhenj, gjithnjë e më shumë të rrezikuar. Simboli i zgjedhur më 3 mars për të festuar Ditën Botërore të Kafshëve të Egrra në të gjithë botën, kjo është dita dedikuar rëndësisë së kafshëve të egra.
Të mendojmë mbretin e Savanës, luani është zhdukur në 90% të territoreve të habitatit të tij natyral dhe sot është praktikisht vetëm në Afrikë (dhe në disa pyje të Indisë). Pak më shumë se një shekull më parë kishte 200 mijë ekzemplarë: sot luanët janë zhdukur në 26 vende afrikane dhe vetëm në dy dekadat e fundit popullatat e këtyre felinëve kanë rënë me 43%. Ka më pak se 20 mijë. Të shikojmë tigrin, konsiderohet një “zot” në zona të caktuara të Azisë: më parë në Lindje kishte 100 mijë ekzemplarë tigrash të egër, sot në natyrë kanë mbetur 3900 ekzemplarë. Numra dhe shifra që trembin njësoj për jaguarët, leopardët e borës ose rrëqebullet.
Humbje që ndryshojnë ekosistemet, të cilat ndikojnë ligjet e natyrës në habitatet e të gjitha kontinenteve: që nga ndotja, gjuetia e ndaluar, ngrohja globale dhe shfrytëzimi i tokës, njeriu është duke i privuar felinët e mëdhenj grabitqarë nga hapësira,prea e tyre, shpesh për të ushqyer tregje të paligjshme të bëra nga lëkurat dhe reliket për koleksione, si dhe ilaçe të supozuara.
Një dëm që OKB, në bashkëpunim me WWF (World Wildlife), vë në dukje, në përpjekje për të goditur në ndërgjegjen e të gjithëve në këtë ditë të dedikuar për grabitqarët e mëdhenj. Angazhimi duhet të lidhet me ruajtjen e zonave, me praktikat e mira në marrëdhëniet midis njerëzve dhe kafshëve, ndaj denoncimeve, për të kuptuar se “duke mbrojtur këto kafshë ne mbrojmë veten”.
WWF thekson se ka rreth 40 lloje të felinëve që popullojnë thuajse çdo kontinent dhe të gjitha janë në një farë mënyre subjekt i rreziqeve të zhdukjes. Mbrojtja e tyre është kritike për të mbrojtur edhe vendet ku jetojmë: “Një shembull vlen për të gjithë: habitati i leopardit të dëborës, një felin aziatik mësuar në mjedise ekstreme të Azisë, është i njëjti nga ku burojnë 7 lumenjtë më të mëdhenj Aziatikë që garantojnë ekzistencën e mbi 3 miliardë njerëzve, shpëtimi i tyre është i lidhur ngushtë me ruajtjen e atyre territoreve ekstreme “.
Një vlerë natyrore identike për tigrin: “Një tigër i vetëm në Indi jep një përfitim prej më shumë se 103 milion $ në 10 vitet e para të jetës, të cilat gjithashtu përfshijnë të ardhurat nga parqet, strehim, taksat dhe shërbimet . Një tigër i vetëm mund të punësojë më shumë se 3000 njerëz lokal duke llogaritur operatorët e përfshirë në turizmin e qëndrueshëm “, thotë WWF.
Në të njëjtin kontinent (Azi), kujton i WWF, tela dhe kabllo, “të tilla si ato të përdorura në biçikleta” janë bërë kurthe për felinët e mëdhenj, që i nënështrohen një vdekje të ngadaltë dhe të dhimshme. Tigrat rriten në kushte jashtë habitatit (të paktën 8 mijë) si tërheqje për turistët dhe për të komercializuar pjesë të trupit. Në Amerikë edhe jaguari po zhduket: sot jeton në më pak se gjysmën e habitatit dhe mbijetesa e tij është e kërcënuar.
Për një ndryshim të vërtetë në ruajtjen e të gjitha specieve të felinëve OKB dhe WWF synojnë të promovojnë politika për të mbështetur komunitetet lokale, krijimin e zonave dhe rezervateve dhe një ndërgjegje të përgjithshme për të kërkuar zero tolerancë ndaj gjuetarëve të paligjshëm dhe tregtarëve. Me një qasje pozitive, kujtojnë ata, ndonjëherë ndodhin edhe mrekulli të vogla, por domethënëse: në vitin 2016, për herë të parë, edhe pse vetëm pak, numri i tigrave është rritur me të vërtetë.
Sigal