VIDEO/ Masakruan shqiptarin, e lanë të gjakosur në rrugë, arrestohen dy egjiptianë në Milano

661
Agjentët e Qendrës së policisë në Milano kanë arrestuar dy burra me origjinë egjiptiane, Abanoub Safwat Moawad Attia, 21 vjeç, dhe Mohamed Farah Abdelghany Mostafa, 22 vjeç, përgjegjës masakrimin e një shqiptari në një fast food-i pranë Piazza Duomo-s, në Milano.

Sigal

Ngjarja, siç shkruan gazeta “La Repubblica” ka ndodhur në 2 dhjetor të vitit të kaluar, rreth orës 20.30, brenda një fast food-i, kur një shtetas shqiptar është ngacmuar nga një grup të rinjsh afrikano-veriorë.

153556273-3289d688-1011-4dde-8e28-5ba3b68cb951


Ndonëse në atë moment ndërhyri menaxheri i lokalit dhe i nxori jashtë, afrikano-veriorët nuk e ndalën me aq sulmin. Ata e pritën jashtë fast food-it për ta dhunuar, masakruar me thika, e lënë përtokë të gjakosur.

autoret


Ndonëse shqiptari mundi t’i mbijetojë sulmit barbar, policia arriti të identifikojë egjiptianët falë kamerave të sigurisë. Ndërsa dy egjiptianët do të transferohen në burgun San Vittore, po hetohet për një tjetër egjiptian si të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin barbar.