Sindikata e Futbollistëve ka një kërkesë për FSHF: Të paguhen edhe …

545
Sigal

FSHF së fundmi vendosi të ndihmojë të gjithë futbollistët e klubeve shqiptare, më një ndihmë ekonomike prej 30 mijë lekësh të reja, për lojtarët dhe stafet teknike, duke mos përfshirë këtu të gjitha klubet që financohen nga Bashkia, me përjashtim atyre që janë në Superiore.

Pikërisht për këtë ka reaguar edhe Sindikata e Futbollistëve, të cilët nëpërmjet një deklarate të bërë publike, i kanë shtruar një kërkesë federatës.

Në deklaratën e publikuar nga Sindikata, thuhet se kanë marrë shumë ankesa nga futbollistë të Kategorisë së Dytë, të cilët kanë thënë se nuk janë paguar nga Bashkitë dhe janë në vështirësi të mëdha ekonomike.