Xhevdet Zekaj: Pele, sportisti i shekullit!

705
Sigal

Mbreti i futbollit është nderuar nga gjithë
bota ashtu si e meritojnë mbretërit

 

Gazeta Telegraf/

 

Xhevdet Zekaj

 

Mbreti i futbollit
është nderuar nga gjithë bota ashtu si e meritojnë mbretërit. Në gjerdanin e
artë të medaljeve të tij, padyshim më e shtrenjta, më e veçanta është ajo e
“Sportit  të Shekullit” dhënë nga
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Për ironi të fatit Pele asnjëherë nuk mori pjesë
në Lojërat Olimpike, në ndryshim nga kundërshtarët si Mark Spic, Karl Ljuis,
Majkëll Xhordan etj.

 

“Djali” i Valdemaro de Brito

 

Pele u lind e rrit
në një familje futbollisti. Fëmijërinë e kaloi si këpucar për të siguruar kafshatën
e gojës. Babai i tij ishte Zhoan Ramom de Nassimento, i cili luajti futboll me
“Flamengon” si qendërsulmues de me ato para siguronte familjen, por një traumë
e rëndë e detyroi të varte këpucët para kohe. Ishte kjo arsyeja që prindërit u
mërzitën shumë kur i riu Pele, Super ylli i ardhshëm u tha, se rruga e tij do
të ishte futbolli, sepse nga njëra anë i mundonte shqetësimi, se mos e ndiqte
fati i babait të tij, nga ana tjetër shpresonin, se ndoshta do të  siguronin ndonjë të ardhur nga futbolli. Në
këto momente ishte një njeri tjetër, të cilin mund ta quajmë “babai” i Peles. Valdemar
de Brito pjesëmarrës i Finaleve të Kampionatit Botëror të 1938-s i takon nderi
dhe merita si zbulues i Peles. Ai zbuloi talentin e adoleshentit kur ai u
aktivizua me “Amerikën”. Valdemar në rolin e menaxherit të “Baumarit” skuadër e
kampionatit të San Paulos, e mori atë në këtë ekip në vitin 1954, pastaj e
kaloi tek Santosi dhe në 7 shtator 1956 debutoi duke zëvendësuar Del Vekkion
centërforin e ekipit. Ai shënoi golin e gjashtë të skuadrës së tij, duke bërë
të futet në histori  portierin Suluar, se
është portieri i parë që pësoi gol zyrtar nga Pele. Talenti i tij ra në sy
menjëherë dhe Pele u thirr në ekipin përfaqësues. Trajneri Silvio Pirilo e
grumbulloi për ndeshjen e 7 qershorit 1957 kundër Argjentinës, dhe ai u
aktivizua sapo po mbushte 17vjeç. Nofka Pele është e lidhur ose me prejardhjen
nga portugalishtja lëkurë, por edhe me bazë persishten, sepse në fëmijëri Pele
kishte miqësi me fëmijët e emigrantëve sirianë dhe libanezë.

 

Ka ndodhur: Pele ka luajtur dhe portierë!

 

Popullariteti i
jashtëzakonshëm Peles i ka ofruar edhe situata të ndryshme nganjëherë edhe
jashtë standardit. Në fund të viteve 60-të “Santosi” i Peles po zhvillonte një
turne miqësor në Nigeri. Nigeria ishte përfshirë në një luftë të madhe civile,
por përfaqësuesit armiq deri në vdekje, u ulën qetësisht në tribuna dhe shijuan
magjinë Pele. Në vitin 1967 në ndeshjen miqësore Kolumbi-Brazil arbitri i dënoi
me karton të kuq Pelen, (rasti i parë dhe i vetëm që “Mbreti i futbollit” merr
një karton të kuq) por skuadra e Brazilit në solidarizim për Pelen braktisi
fushën. Gjendja u bë alarmante, sepse tifozët kishin ardhur për të parë Pelen
dhe ushtruan trusni të madhe,prandaj 
arbitri e ktheu mbrapsht vendimin, duke iu lutur Peles të kthehej në
formacion dhe pas pak minutash ai vërtet kthehet në fushë e rifillon takimi. Në
vitin 2001-2002, i ndodhur në Singapor një fans e pyeti Pelen: “A ka ndonjë
projekt për të bërë klonime nga Pele për të lindur pasaardhës me talent si Pele?”
Me të qeshur i“Mbreti i Futbollit”u përgjigj: “Shkencëtarët mund të klonojnë
dhe prodhojnë trupa, por ndërgjegje, intelekt dhe talent vështirë se prodhojnë!”
Nofkën “Mbret i futbollit” Pele e mori në vitin 1961, kur “Santosi” i tij po
bënte një turne në Francë, media franceze njëzëri e quajti dhe vlerësoi si
mbret të futbollit. Pele e ka të mbushur aktivitetin me rekordet si qendërsulmues.
Në vitin 1959 vendosi rekordin me 126 gola, në nëntor 1964 i shënoi 8 gola
“Botafagos” etj. Disa herë ka luajtur si portier i “Santosit”. Rasti më i
bujshëm është në 19 janar 1964, në gjysmëfinalen e Kupës së Brazilit. Në
minutën e 84-t merr të kuqe Zhilmar. Pele vesh dorashkat, shkon në portë dhe
bën dy pritje të mrekullueshme. Me tre golat që kishte shënuar dhe ato dy
pritje Pele i siguroi suksesin ekipit të tij. Pele mërzitjen më të madhe në
nivelin kombëtar e ka pasur në takimet me “Korinthian”. Për 10 sezone
(1958-1967) ky klub nuk u  mund asnjëherë
nga “Santosi”. Pavarësisht se Pele vetëm një herë nuk shënoi gol në këto
ndeshje. Ky ters u thye në 6mars 1968 kur “Korinthias” humbi 0-2. Në 18 qershor
1971 përpara 200000 shikuesve në “Marakanën” gjigande “mbreti i futbollit’ i
dha lamtumirën ekipit përfaqësues. Fanellën me numër 10 ia dorëzoi një
futbollisti vetëm 10 vjeç. Në 3 tetor 1974 ai zhvilloi ndeshjen e fundit me
“Santosin”. Në minutën e 21
të pjesës së parë, befas Pele në mes të fushës e merr topin në duar.
Stadiumi ngriu, lojtarët ngelën të hutuar. Por pas pak sekondash e kuptuan se
ky ishte gjesti, se Pele po u jepte lamtumirën. Pas pak shpërthyen të qarat,
lojtarë të ulur në tokë, fansa që dridheshin për herë të parë, jo nga Samba,
por dhimbja dhe tmerri, se Pelen nuk do ta shikonim më në fushë.

 

Goli i njëmijtë!

 

Pelen shpesh e
quajnë njeriu i 1000 golave, nuk është e drejtë, sepse Pele ka shënuar 1279 gola
me “Santosin”, Brazilin dhe “Kozmosin”. Edhe nëse heqim golat e shënuar në
turnetë miqësorë shuma  e tyre është
mahnitëse, e paarritshme. Në Brazil një vit përpara filluan të mendohen për të
festuar golin e 1000
të Peles, por ata ai vonoi. Pele u kërkoi statisticienëve të binin
dakord për shumën e golave që kishte shënuar, në mënyrë që mos të kishte 2-3
gola të njëmijtë. Madje posta kishte shtypur tirazh me miliona pulla me  portretin e Peles. Kur festa kombëtare ishte
bërë gati, madje ishte parashikuar 1 Nëntori 1969, dita kur ai do shënonte golin
e 1000
, por snajperi e ndërlikoi vetë atë datë. Kështu atë ditë Pele shënoi
vetëm golin e 996
. Tani në çdo ndeshje të “Santosit” Brazili ishte i gatshëm dhe i çmendur
të festonin golin legjendë. Në këtë betejë të gjithë kundërshtarët ishin betuar
që Pele nuk do të mundte të shënonte golin jubilar në portën e tyre, por ai një
ditë do të vinte.  Kështu në 5 nëntor
Pele shënon golin e 997
, më 9 nëntor me “San Paolon” në një ndeshje që u mbyll 0-0. Por më 15
nëntor “Santos” luan me “Botafagon” një kundërshtar i lehtë, Pele shënon dy
gola, por pastaj luan në portë, zëvendëson portierin e dëmtuar, duke i lënë me
gisht në gojë fansat që kishin mbushur stadiumin plot  e përplot. Kishte ngelur dhe një gol. Ishin
shënuar 999
. Pele u premton të gjithëve se një ditë më vonë në datën 16 nëntor
1969 pele do ta realizonte. Atë ditë “Santos” luante me “Baiej”të Salvadorit,
për habi të të gjithëve ata bënë një barikadë tek zona e rreptësisë, që nuk
kishte Pele ta zhbllokonte rezultatin. Kështu festa u shty edhe për tri ditë. Më
19 nëntor 1969 në Rio “Santos” ndeshet me “Vasko de Gamën”. Në pjesën e dytë
kur rezultati ishte 1-0 për “Vasko de Gamën” mbrojtësi i saj Rene, një top që
ishte drejtuar Peles, më mirë pranoi të bënte autogol, se sa të shënonte Pele
duke i mohuar shansin. Ndeshja po i drejtohej fundit. Në minutën e 77
jepet penallti
në favor të “Santosit”. Pele nuk shkon të gjuajë penalltinë, por publiku në
çmenduri të plotë thërret emrin e tij. Pele ndërron mendim, merr topi, gjuan
dhe shënon. Më së fundi historia shënoi një nga ngjarjet më të shquara të saj:
Pele realizon 1000 gola!

 

Dinjitoz hyri në sport, dinjitoz u largua!

 

Pavarësisht
dinjitetit që hyri në futboll ai ka lënë gjurmë në historinë e largimit të
futbollit, vetëm pak muaj pasi Brazili u shpall Kampion Bote dhe përvetësoi për
gjithnjë kupën “Zhyl Rime” në moshën 30 vjeç ai i dha lamtumirën ekipit
kombëtar. Nga “Santosi” u largua në vitin 1974. Atë vit zhvillohej Kampionati
Botëror i Gjermanisë. Zagallo i shkeli syrin duke i premtuar edhe vendin në
formacionin bazë, por Pele fluturoi në Gjermani vetëm si analist sportiv. Vetëm
pak kohë më parë Pele ka deklaruar se nuk shkoi në Gjermani për arsye të
shumta, por kryesorja ishte se kundërshtoi politikën e vjetër dhe të pasuksesshme
të Qeverisë së atëhershme të Brazilit. Për të qenë të sinqertë Pele ka një alergji
me Botërorët që zhvillohen në Evropë, pas dëmtimit të vitit 1996 në Angli.
Madje zhvillimi i botërorëve merr tjetër pamje në bazë të territorit ku
zhvillohet, nëse është në Evropë mbretër janë Evropianët, kurse në Amerikë
mbretër janë latinët. Pele nuk mund të harronte shkelmat në Angli, por ka edhe
më tej faktorë të tjerë si mosha e tij, futbolli tashmë nuk është ai i vitit
19970, ka lulëzuar futbolli total, ka dalë në skenë një mbret i ri Johan Krujf,
luan në shtëpi të vet Kajzeri Franc Bekenbaur këto ia shtojnë bindjen atij që të
mos pranojë ftesën e Zagallos!  Shkurt
koha e tij ka përfunduar dhe ai nuk pranon ftesën! Deri tani të gjithë e kanë
vlerësuar këtë fakt!

 

Fluturimi drejt “Kozmosit”

 

Kështu në vitin
1974  Pele u shkëput nga futbolli duke
deklaruar, se tashmë do t’i futej biznesit, por befas, pas një viti i vjen një
kërkesë ofertë nga “Kozmosi” në SHBA, 7 milionë dollarë për tre vjet. Normalisht
që ishte vështirë të refuzoje, por Pele thotë, se në Amerikë nuk shkoi për
para. Por e shtyu detyrimi për të hedhur themelet e lindjes e zhvillimit të
futbollit amerikan. Edhe në Amerikë Pele e kuptoi se ishte po aq legjendë,
mbret dhe mit. Ai ishte po aq magjik, që paguhej për artin futbollit që
ofronte, dhe për këtë paguhej. Pasi shikonte se si argëtoheshin amerikanët me
futbollin e tij ishte i lumtur që ende e bënte këtë gjë. Ndeshja  e tretë e lamtumirës ishte ajo e zhvilluar në
Nju Jork, më  1shtator 1977. të gjitha
biletat ishin shitur pavarësisht se binte një shi me gjyma. Luanin dy ekipet ku
ai kishte luajtur:”Santos”-“Kozmos”. Luajti nga një pjesë për secilin skuadër
dhe natyrisht fitoi “Santos” me rezultatin 2-1. “Kur erdha këtu, unë mendova të
mbjell një pemë, por që ajo të rritet duhet ende edhe kohë e shumë përpjekje.”-
tha Pele në lamtumirën përpara amerikanëve.

 

Pele dhe Garinça –kundërshtia dhe lidhej me
fat e hidhur

 

Pele si një talent
i madh fitoi gjithçka dhe nuk la pa i marrë frytet e tij. Ai shkroi, dhe krijoi
poezi të një stili të vet, frymëzuese, me jetë 
e shpirt, sentimentale dhe asnjë herë pa shije. Ai mundi të këndojë këngë
ritmike që ia shtuan ritmin sambës braziliane apo mjafton të kujtojmë këngën e krijuar
dhe të kënduar nga ai përpara se Barzili të merrte Kupën e pestë  të Botës, e cila u kthye në himn. Kënga “ Në
luftë për të Pestën”  ishte një
mbështetje morale për vetë ekipin kombëtar brazilian. Po kështu ai ishte aktori
me emrin Santos në filmin me histori futbolli në kampin gjerman. Një film
antifashist, por edhe artistikisht i një niveli të lartë. Po  kështu kontributi i Peles ishte edhe në jetën
politike e shoqërore, si Ministër i Sporteve të Brazilit ai inicioi ligjin për
reformat kombëtare në sport, i cili u miratua njëzëri në parlament dhe hapi
dritare të reja për zhvillimin e sportit në Brazil. Mund të themi se Pele
shfrytëzonte çdo moment për të fituar paratë nga autoriteti dhe investimi i
bërë nga futbolli dhe emri i tij. Kjo nuk është një punë kaq e lehtë. Është
rast unikal fati i dy lojtarëve që luajtën për shumë kohë së bashku, por pasi
përfunduan karrierën e tyre futbollistike, fatet u ndanë diametrialisht kundër.
Bëhet fjalë për dyshen Pele-Garinça, ku i pari në majën e parajsës dhe
bollëkut, tjetri në varfëri, pije dhe vdekje, i harruar dhe në një skamje
maksimale. Nëse Bekenbauer shpëtoi pijanecin Myler duke e kthyer në elitën e
futbollit dhe në jetë, pasi ai degradoi nga pije, Pele nuk e bëri këtë gjë me
mikun e tij Garinça, ndoshta obligimet e shumta, rendja pas  parave, nuk i dhanë kohën e duhur për Garinçën
 Pelesë dhe këtë fakt shpesh brazilianit,
jo vetëm ia kanë evidentuar, por edhe ai e ka përjetuar me dhimbje.

 

Reputacion mes rreziqesh permanenete


Në këtë kuadër do të sjellim vetëm 
nëntorit ët vitit 2001 kur Pele u gjend në një nga situatat më të
vështira dhe në rrezik të madh, kur reputacioni si biznesmen i ndershëm dhe
krenaria e kombit  brazilian u lëkund
shumë. Mjetet e informacionit publik në Brazil publikuan një lajm se “Mbreti i
Futbollit” në vitin 1995 kishte përvetësuar 700000 mijë dollarë të dhëna nga
UNIÇEF për fondin e kompanisë “Pelesports&Marketing’. Këto lekë u dhanë për
një ndeshje bamirësie në Argjentinë, e cila nuk u zhvillua, por lekët nuk u
kthyen! Pele u kryqëzua dhe ai reagoi: Nuk e dini të njihni Ju respektin dhe dashurinë
që kam unë për fëmijët dhe në veçanti për fëmijët handikap?  As që mund të mendohet se kam abuzuar, kam
bashkëpunuar me UNIÇEF me dhjetëra herë, nuk kam pasur asnjë problem. Jam gati
të kthej 7000000$ menjëherë, sepse kjo nuk është puna ime, por e stafit tim!

Pas një kryqëzimi
total, më vonë u zbulua se njeriut që Pele i kishte besuar shumë dhe i kishte
dhënë fuqitë ekzekutive, Elio Viani ishte autor i këtij përvetësimi. Por Viani
deklaroi se lekët e UNIÇEF-it ia kishte dhënë shefit të tij, Pele, por ky i
harxhoi për të blerë mesfushorin Xhovani për klubin e “Santosit” dhe më vonë ky
lojtar u shit tek “Barcelona’ dhe “Olympiakos” i Greqisë. Pas kësaj mjaftuan dy
fjali të Peles që të vendosej paqja: “Jam gati të paguaj më shumë se 700000$!
Nuk pranoj të tronditet reputacioni im, për të cilin deri sa të kem frymë do të
luftoj të jetë i pastër! “..Madhëria nxitoi, sqaroi dhe largoi çdo akuzë,-
Shkruante Jornal do Brazil,-Ndryshe
170 milionë brazilianë do i mbyste depresioni.”

 

Mishmashi për bluzën e finales së Meksikos

 

Histori interesante
është ajo e bluzës së ndeshjes finale Itali-Brazil në Meksiko. Në shkurt të
vitit 2002 në media u shkrua se do të dalë në ankand një relike shumë e veçantë
e historisë së futbollit. Kështu  më 25
mars në zyrën e ankandit Kristi, do të fillonte shitja e fanellës me numër 10 e
Pelesë me një çmim fillestar 30-50 mijë fund. Ky ankand u shpall, pasi njëri
nga ortakët e “Botafagos”, Marselo Shirola deklaroi ,se ka fanellën e Peles, që
luajti finalen e Meksikosl madje me 22 firmat e lojtarëve. Këtë bluzë atij ia
ka dhënë babai i tij, si ish pjesë e ekipit përfaqësues brazilian. Shirol
thoshte të vërtetën, por pak e besonin atë, edhe pse ai këmbëngulte, se nuk
kishte falsifikuar asgjë dhe kjo është fanela e vërtetë. Zagalo, trajneri i
atij Brazili, deklaronte se Pele luajti me dy fanella të ndryshme, atë pas
pjesës së parë ia mora unë dhe e kam në shtëpi, kurse atë të pjesës së dytë nuk
e di kujt ia fali Pele. Gazeta “O Globo” investigoi dhe gjeti se fanellën e
pjesës së dytë e kishte futbollisti 
italian i “Torinos” dhe  më pas
“Milanit” në vitet 60-70
,  Roberto Rozato që luajti në
finalen e Meksikos të vitit 1970. Rozato kujton: “Pasi mbaroi ndeshja në fushë
hynë shumë fansa, unë vrapova tek Pele, i rrethuar dhe i thashë të ndërronim
fanellat. Ai e bëri këtë pa u menduar gjatë. Pata një tmerr, se mos ma
rrëmbenin nga duart, e vesha vrap dhe u nisa drejt dhomave të zhveshjesh, midis
një turme në ekstazë, që mbanin Pelen në krahë. Ana Rozato, gruaja në fakt press-atashe e Robertos me lot në sy
përbetohej se ajo është bluza e Peles, e kam fotografuar që në ato momnete.
Roberto shumë i fortë më tha para ndeshjesh: “Ne mund të humbasin. S’ka ekip të
përballojë këtë Brazil. Por unë bluzën do ia marr.” Pas kësaj deklarate ajo u
ofroi gazetarëve të “O Globo” foton dhe kasetën. Në fakt aty doli në pah se
Pele gjatë ceremonisë kishte veshur një fanellë tjetër të re, të pa bërë pis
apo me djersë, që normalisht kjo duhet të ishte fanella që kishte pronari i
“Botafago”. Pra kishim tre bluza të finales, secili thoshte se kjo ishte  fanella e vërtetë e Peles për atë ndeshje. U
kthye në një ngjarje paradoksale edhe për zyrën e ankandeve Kristi. Po vetë
Pele e komenton këtë moment krejt ndryshe: S’më kujtohet fare se kujt i kam
dhuruar fanellat. Mbas ndeshjesh, sapo ra bilbili në fushë vërshuan fansat, të
cilët më mbanin në krahë dhe nuk mbaj mend asgjë. Mbaj mend që e kam dhuruar
fanellën, që ngela vetëm me brekë se fansat më zhveshën, por në ceremoni dola
me uniformë të rregullt dhe atë ma morën. Pra normalisht i bie që fanella që ka
Marselo Shiroli të jetë ajo e ceremonisë dhe që tashmë është blerë nga një
anonim për vlerën 225000
$.

 

Djalosh 
çapkën

 

Në fund të viteve
90 Pele pranoi në një të përditshme kolumbiane “Nuevo Stadio” se eksperienca e
parë intime në jetën etj ka qenë me një djalë më të madh se ai. Është e vërtetë
shton ai se në atë moshë shumë fëmijë brazilianë provojnë seksin brenda
gjinisë, por për mua që pas atij momenti homoseksualizmi mori fund përgjithmonë!
“…Por pasi mora rrugën e drejtë të jetës 
sime, nuk u ktheva më tek ai seks brenda llojit. As kam pasur marrëdhënie
me gej. E përsëris isha vetëm 14 vjeç dhe kjo ndodhte më fëmijët brazilianë. Kur
kalova tek “Santosi” disa herë vura re marrëdhënie të lojtarëve me
homoseksulaët, po unë i urreja dhe shpesh i denoncoja apo i këshilloja.” –
thotë Pele. Pele nuk tregoi asnjë detaj apo të dhënë për djalin me të cilin
kishte bërë marrëdhënien e parë seksuale. Por ai u habit dhe skandalizua kur
pas pak kohe në faqen e parë të gazetës prestigjioze angleze “Dejly Mejl”  shkruhej për aventurën homoseksuale të
Mbretit të Futbollit, Pele me ish trajnerin e tij të të rinjve të “Santosit”,
por kuptohej që fijet e kësaj pune të çonin në një bashkëpunim midis Maradonës
dhe gazetës. Gazetari Hari Harris, autori i librit “Pele jeta e tij dhe kohët”
e përshkruan kështu këtë incident: “Në atë kohë kur ky lajm i publikuar në
faqen e parë të “Dejli Mejl” po harrohej, ai u fry dhe ekzagjerua në shtypin
latinoamerikan, madje me gëzim, keqdashje dhe germa të mëdha. Mbreti i
futbollit e përjetoi shumë dhe u mendua gjatë për të marrë një vendim për t’u
përgjigjur, por ai zgjodhi më mirë ta injoronte dhe mos të përgjigjej. Ai e
dinte, se rolin më të madh në këtë fushatë homoseksuale e luante gjeniu
Maradona. Me atë Pele nuk donte të konfrontohej edhe nga fakti se Pele në ato
momente kishte marrë n jë fushatë të madhe kundër përdorimit të drogës dhe
Maradona ishte i sëmurë rëndë nga përdorimi i drogës. Ai heshti dhe noramalisht
kaloi pa bujë, madje asnjëri nuk i besonte deklaratat e Mardonës. Në fakt
sulmet e Maradonës ishin edhe sepse Presidenti i Argjentinës Karlos Menem e
ftoi Pelen si mikun e vet, por sidomos edhe si lojtarin më të dashur dhe më të
mirë në botë. Këtë fakt, se Pele edhe në vendin e Maradonës e vlerësuan më shumë
se atë, nuk e duroi dot, prandaj ai përdori edhe median me historinë banale të
një seksi brenda gjinisë mashkullore. Mbreti i Futbollit i gjendur nën telefonatat
e gazetarëve apo pyetjeve pafund për homoseksualizmin që e kritikonte Maradona
është përgjigjur vetëm njëherë dhe shkurt: Ato që thotë Maradona për
homoseksualizmin e Peles janë gjepura dhe aspak të vërteta. Pele e vlerëson
shumë Maradonën si futbollist, por ai nuk deshi të fliste për atë, i nisur nga
fakti se Maradona  merrej me të gjithë.

 

Pesë fëmijë të ligjshëm, dy jashtëmartese

 

Në moshën 16 vjeç
Pele tashmë i pjekur në punë femrash rregullisht kryente marrëdhënie me vajza.
Pikërisht në këtë moshë ai shijoi ëmbëlsinë e seksit të kundërt. Një ndjenjë të
mrekullueshme dhe habi lanë tek ai biondet suedeze gjatë finaleve të  Botërorit të Suedisë. Pele kujton: Të gjitha
ato ishin si kukulla që kisha parë nëpër dyqane me flokë të gjata që
shkëlqenin. Por dhe ato më shikonin mua si një mrekulli të natyrës. Vinin tek
unë, më kërkonin të dilnim në fotografi, kërkonin autografe, më preknin duart,
fytyrën. Ato nuk e fshihnin habinë. Atyre u dukej shumë e çuditshëm ngjyra e lëkurës
sime. Për këtë arsye shokët e skuadrës më ngacmonin: “Thuaji atyre vajzave
Pele, se këtë ngjyrë nuk e lan dot  asnjë
lloj shiu.” Ose: “Mos u trembni vajza, ai nuk ju bën pis!” ose: “Atë as në
banjë nuk mund ta lash!” Njëra vajzë më pëlqeu më shumë se gjithë të tjerat.
Quhej Lena dhe ishte 17 vjeçe. Ajo vinte në hotel ne shtrëngonim duart plot afsh,
dilnim shëtitje. Kur ikëm në aeroport ajo qante me dënesë dhe unë e kuptova se
isha rritur, madje tashmë kishin filluar të qanin për mua vajza kaq të bukura,
-mendova. Pele ka qenë i martuar dy herë. Nga gruaja e parë Rozmaria  ka tre fëmijë, midis të cilëve edhe portierin
e “Santos” Edinjon. Por nuk u ka shpëtuar edhe fëmijëve jashtëmartesorë. Të
paktën ka dy. Në vitin 2002 ai pranoi atësinë për 33 vjeçaren Flavija Kristiana
Kurc de Karvaliu, e lindur nga një marrëdhënie intime rastësore në 1968. Gruaja
e quajtur Sandra Rexhina Mashado, pretendon se ka lindur edhe vetë nga një
lidhje e Peles me të ëmën e saj që punonte si punëtore shtëpie në 1961. Madje
ajo deklaron se ADN-ja e gjakut të saj është e njëjtë me të Peles, por ky i
fundit kurrë nuk ka pranuar atësinë për djalin e saj. Problemet e Peles për
fëmijët e paligjshëm nuk mbaruan as kur u martua me gruan që ka ende Asirin. Me
këtë grua ai donte fëmijë dhe i bëri binjake, por me klonin laboratorik,  duke pasur tashmë edhe Selestën dhe Xhoushën.

 

Flamurtar i luftës kundër impotencës
mashkullore

 

Për një kohë të
gjatë pele u mor me publicitetin e kafesë braziliane që mbante pikërisht emrin
e tij, por kjo kafe nuk ishte më e mira si nga shija dhe nga cilësia,
pavarësisht se në publicitet thuhej se: …kjo kafe është më e mira jo vetëm në
Brazil, por edhe në botë, dhe ajo është kafeja Pele!… Por që nga viti 2001
Pele filloi të reklamonte  tek njerëzit
pilulat që rrisnin potencën seksuale të burrave. Tani ai u rekomandon të gjithë
meshkujve që kanë probleme me aktivitetin seksual të përdorin viagra,
preparatin e firmës “Pficer”. “Nëse unë do të isha impotent,-deklaron Mbreti i
futbollit,-unë pa asnjë mëdyshje do të shkoja të konsultohesha me mjekun. Por
nganjëherë njerëzit, unë e di që ata druhen, por duhet ta bëjnë. Shpresoj që
shoqëria ime në këtë mision për burrat t’ua lehtësoj atyre këtë “turp” në
rrugën drejt zgjidhjes së këtij problemi”. Ky publicitet bëhet në media, në
televizione, atje në Marakana. Sipas të dhënave të “Pficerit” në botë ka rreth
140 milionë impotentë dhe rreth 15 milionë përdorin viagrën “Pficer”. Me
ndihmën e Peles kompania mendon, se do t’i bindë ata dhe di t’i ketë klientë. Pak
a shumë kështu ka rrjedhur dhe e rrjedh jeta e Mbretit të Futbollit sa në
varfëri aq edhe në parajsë, sa në parajsë po aq edhe në stres, përkushtim,
profesionalizëm, sa në hije (fakti asnjëherë nuk ka qenë kapiten i skuadrës
kombëtare braziliane) aq edhe njeri i thjeshtë. Këtu mund të shtonim; po aq
edhe në majat e politikës, aktrimit, publicitetit, plot miq, po aq edhe pak shumë
pak njerëz që i verbonte fama e tij, përfshi këtu edhe Maradonën, por mbreti
është mbret dhe vështirë të ketë një të dytë si ai.

 

 

Edson Arantes do Nasimento  (PELE)

Lindur: 23 tetor
1940

Filloi të luajë tek
ekipi “Bauru Atletik”   (1954-1956)

Dhe me “SANTOS” që
prej                    (1956-1974)  412 ndeshje  470 gola;

Divizioni i parë
Brazil&SHBA                (1971-1977) 148 ndeshje     71 gola;

Gjithësejt                                                                   
560 ndeshje   541 gola;

 

Ndeshje të tjera:

Kupa e
Brazilit      (Tasa du Brazil)                (1960-1966)              27 gola;

Kupa e Argjendtë  (Tasa du Prata)                 (1967-1970)              38 gola;

Turneu Rio-San
Paulo                                     (1957-1970)              50 gola;

Kupa
Libertadore:                                                       15
ndeshje;     17 gola;

Kupa
ndërkontinentale                                                 3 ndeshje;   
   7 gola;

Ekipi përfaqësues i
Brazilit (ansjëherë kapiten)      91 ndeshje;     77 gola;

Ndeshja e
parë:                         7 korrik 1957;

Ndeshje e
fundit                       18 korrik 1971;

Kampion Bote:                         1958, 1962, 1970;

Nën kampion i
Amerikës së Jugut        1959;

Fitues i kupës
Libertadore                    1962,
1963;

Fitues i Kupës
Ndërkontinentale           1962, 1963;

Kampion i Shetit San Paulo:                   1958, 1960, 1961, 1962, 1964, 1965,

                 1967,1968, 1969, 1973;

Kampion i SHBA:                                   1977;

Fitues i Kupës së Brazilit:                       1961,1962,1963,1964,1964,1965;

Sportisti i Shekullit:                       Medalje nga KON;

Futbollisti 
më i mirë i Botës, Amerikës së Jugut dhe Brazilit nga IBFSF;

Futbollisti 
më i mirë i Amerikës së Jugut:1972;

Futbollisti më i mirë i SHBA në vitin:       1976;

Golëshënuesi më i mirë i Kampinatit të San Paulo:
1957, 1957, 1958, 1959,

                                           1960,
1961, 1962, 1963, 1964, 1965,1969,1973.

Pele ka shënuar
gjithsej  1367gola, (1279 në ndeshje
zyrtare):

 

Ekipi

Periudha

Gola gjithsej

Gola zyrtarë

“Santos”

1956-1974

1113

1087

“Santos”

“Vde Gama”

1957

      4

      6

Ekipi Përfaqësues/Z,M

1957-1971

    91

     74

Ekipi përfaqësues të ≠

1958-1976

    22

     18

Përfaqësuesja e Artilerisë

1959                               

      6

     11

Përfaqësuesja e ushtrisë së Brazilit

1959

       4

       4

Përfaqësuesja e San Paulos

1959-1969

   14

    11

Përfaqësuese të ndryshme

1973-1975

     3

      1

“Kozmos” 

1975-1977

  108

    64

“Yjet e NASL”

          1976

      2

      

Gjithsej

 

1367

1279