Simeone: Të gjithë mund të kenë sulmues të mëdhenj, por çelësi mbetet te mbrojtja!

267
Sigal

Të dish të mbrosh është një art shumë kompleks. Këtë e di shumë mirë Diego Simeone, që ka shpjeguar mënyrën sesi ai e kupton futbollin në një bashkëbisedim me “Fox Sports”. “Të gjithë thonë që kemi një stil mbrojtës. Shohim çdo ditë lojtarë të mëdhenj, por ata që dinë të mbrojnë nuk janë të shumtë. Skuadrat që mbrohen më mirë janë ato që fitojnë sepse çelësi është mbrojtja. Të gjithë mund të kenë lojtarë të mëdhenj në sulm, sidomos ekipet e mira, por problemi është të dish të mbrohesh. Sa e arrijnë këtë?”.

Por trajneri argjentinas nënvizon se në skuadrat e tij ka pasur gjithnjë vend për cilësinë dhe talentin. “Në Atletikon e parë luanin Diego, Arda Turan, Falkao dhe Adrian, përveç dy anësoreve sulmues, Juanfran dhe Filipe Luis, por të gjithë thonin se ishim një skuadër mbrojtëse”.