Tifozët e Barcelonës kanë një dëshirë, për Luka Modriç futbollistin e Realit e duan në “Camp Now”

430
Sigal

Nëse do të kishin
mundësi, tifozët katalanas të Barcelonës do të dëshironin që Luka Modriç,
futbollist i Realit, të ishte pjesë e tyre. Ky është verdikti i një sondazhi ku
kanë votuar vetëm mbështetësit e skuadrës kampione të spanjës, raporton “Mundo
Deportivo”.

 

53% e tifozëve kanë
votuar si zgjedhje të parë mesfushorin kroat, që duan ta kenë në skuadrën e
tyre. Jo më kot është Modriç, pasi ai vlerësohet pothuajse nga të gjithë për
cilësitë që ka me topin, gjë që do t’I përshtatej shumë edhe Barcelonës.

 

Kjo mbetet vetëm në
kuadrin e dëshirës pasi do të jetë tepër e vështirë për t’i shkëputur Real
Madridit një lojtar të kalibrit të tillë, duke parë edhe kontributin e
pashlyeshëm që ai ka dhënë në këtë sezon të mbushur me trofe për madrilenët