Shqipëria kalon në avantazh përballë Moldavisë, Cikalleshi shënon penalltinë

34
Sigal

Shqipëria ka kaluar në avantazh sot përballë Moldavisë. Cikalleshi ka gjuajtur penalltinë dhe ka bërë gol. Kjo ka ngritur në peshë tifozët shqiptarë. Taulant Seferi ka mundur të fitojë një 11-metërsh në minutën e 24-të dhe Cikalleshi ka ndëshkuar Moldavinë.

Shqipëria luan sot në Kishinau të Moldavisë ndeshjen e parafundit të grupit të saj kualifikues të Euro 2024. Një ndeshje që mund të jetë vendimtare për sigurimin e biletës në turneun e vitit të ardhshëm.

Ndeshja ka një rëndësi shumë të veçantë, pasi përtej kualifikimit, Shqipëria do fitoren edhe për të blinduar vendin e parë në grup, që do ia bënte thuajse të sigurt praninë në vazon e dytë të shorti të Europianit.

Tekniku brazilian Silvinjo nuk ka bërë ndryshime në krahasim me ndeshjet e kaluara, duke preferuar të njëjtin rreshtim që i ka siguruar deri më tani suksesin, teksa rreshton në repartin e avancuar treshen Sefer-Cikalleshi-Asani.