Temperatura në rënie dhe reshje dëbore/ ARRSH, thirrje të fortë shoferëve: Përdorni goma dimërore

12
Sigal

Këtë të premte, pjesa më e madhe e territorit është përfshirë nga reshje shiu, ndërkohë sinoptikanët kanë parashikuar rënie temperaturash dhe reshje dëbore në veri të Shqipërisë.

Marrë shkas nga ky parashikim, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një thirrje të fortë për drejtuesit e mjeteve.

ARRSH i kërkon shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, të pajisen me goma dimërore, të zbatojnë sinjalistikën dhe të mos konsumojnë alkool.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje për shkak të prezencës së ujit në rrugë!

Tashmë kemi hyrë në periudhën e emergjencës dimërore 15 nëntor-31 mars, dhe sipas parashikimit të motit pritet rënie temperaturash dhe reshje dëbore në zonat Veriore.

Pajisuni me goma dimërore!

Reduktoni shpejtësinë!

Zbatoni sinjalistikën!

Mos konsumoni alkool!”, thuhet në deklaratën e ARRSH-së në rrjete sociale.