Një mësimi vyer për ne shqiptarët

384
Sigal

nga Ilir Çumani

Një shkencëtar provoj një eksperiment duke vendosur në një vazo 10 milingona të kuqe dhe 10 milingona të zeza. U lanë të qeta dhe milingonat vijuan punën e tyre, madje duke bashkëpunuar me njëra tjetrën. Por, kur eksperimentuesi vendosi të tundë vazon për disa sekonda, midis milingonave nisi një luftë e ashpër dhe filluan të vrasin njëra tjetrën. Të kuqet sulmonin të zezat duke menduar se ato ishin armiku, ndërsa të zezat mendonin se armiku ishin të kuqet.

Në të vërtetë armiku ishte tjetër….(!!!)

E njëjta gjë ndodh edhe me ne shqiptarët.
Të dashur miq, para se të filloni te krijoni urrejtje dhe të sulmoni njëri – tjetrin, mendohuni njëherë…Kush e ka tundur dhe po e tund vazon tonë të bashkëjetesës sociale në këto 30 vjet të tranzicionit për ne shqiptarët…?!