Aksident në Lushnjë/ Furgoni me turistë polakë del nga rruga dhe përfundon në kanal, 5 të plagosur

Një furgon që transportonte turistët polakë drejt Beratit ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës nacionale Lushnje-Berat. Katër prej turistëve kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës ku janë nisur me urgjencë dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i furgonit është në gjendje më të rëndë. Policia në vendngjarje po dokumenton këtë ngjarje për të gjetur dhe shkaqet e aksidentit në afërsi të fshatit Çiflik. Sipas të dhënave të para drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

NOA

Segmenti rrugor nacional Lushnje Berat vazhdon të jetë burim aksidentesh.