Muaji i Ramazanit/ Pojana: Uroj që ky muaj të vij me dashuri, shëndet e mirësi në familjet shqiptare!

394
Sigal

Përmes një postimi ne facebook ,anëtari i kryesisë së LSI,Klevi Pojana shkruan për muajin  e madhërishëm të Ramazanit.

“Ndryshe nga çdo vit tjetër, ky Ramazan na gjen në kushte tepër të vështira, e ndoshta është pikërisht kjo arsyeja më e fortë dhe ky momenti më i mirë për ta mbështetur plotësisht qënien tonë tek Krijuesi”,-shprehet Pojana.

Postimi i plotë i Klevi Pojana:

Po i ndjej në zemër hapat e muajit të madh të Ramazanit, i cili po afrohet drejt nesh me mëshirë, falje e begati!

Ndryshe nga çdo vit tjetër, ky Ramazan na gjen në kushte tepër të vështira, e ndoshta është pikërisht kjo arsyeja më e fortë dhe ky momenti më i mirë për ta mbështetur plotësisht qënien tonë tek Krijuesi!

Uroj me shpirt që ky muaj të vij me dashuri, shëndet e mirësi për të gjithë familjet shqiptare dhe ta lehtësoj cilindo prej nesh nga kjo sëmundje e rëndë që ka izoluar globin!

Mos harroni sa më shumë lutje

O Zot ti je falës, e do faljen, na fal ne!

O Zot falja jote është më e madhe se gabimet tona dhe mëshira jote më e madhe se pendimi ynë!

O Zot bekoji familjet tona, vendin tonë dhe ruaj shqiptarët kudo që janë!