Dybala u shkruan shokëve në “WhatsApp”, reagimi i Ronaldos është surprizues

525
Sigal

Orë të ndezura për shkëmbimin mes Juventusit dhe Manchester United të Dybala-s dhe Lukakut. Argjentinasi nuk duket i bindur për t’u transferuar në Angli, duke bllokuar tratativën.

Bardhezinjtë janë duke punuar për të bindur argjentinasin që të pranojë transferimin te “Djajtë e Kuq”, teksa akordi me Lukakun është arritur. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, edhe Cristiano Ronaldo i ka këshilluar Dybala-s që të zgjedhë Manchesterin për të ardhmen.

“La Joya”, sipas tabolidit anglez, ka shkruar një mesazh në “WhatsApp”-in me shokët e skuadrës duke kërkuar një këshillë, teksa Ronaldo i ka këshilluar transferimin në “Old Trafford”, atje ku ai ka luajtur për 6 sezone. Ai e shikon si një rrugëtim që Dybala duhet të ndjekë për t’u bërë kampion, ashtu siç bëri edhe vetë duke kaluar më pas te Real Madrid.