Kombëtarja shqiptare po zhvillon një ndeshje të shkëlqyer miqësore ndaj Jordanisë në “Air Albania”, si pjesë e përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit 2026. Pas suksesit ndaj Serbisë, kuqezinjtë e Sylvinhos po tregojnë sërish formë të lartë, duke udhëhequr 4-1 ndaj rivalëve aziatikë.
Pasi pësuan të parët në minutën e 27-të nga Al-Rashdan, Shqipëria reagoi menjëherë. Fillimisht, një autogol i Abualnadit (40’) vendosi barazpeshën, ndërsa në pjesën e dytë erdhën golat e bukur të Brojës (64’), Hoxhës (75’) dhe më pas edhe Nedim Bajramit, i cili shënoi të katërtin, duke vulosur rezultatin dhe dominimin kuqezi.


Sylvinho ka eksperimentuar me shumë ndryshime në formacion, duke aktivizuar lojtarë që kanë pasur më pak minuta, mes tyre Dajsinani në portë, Mihaj e Balliu në mbrojtje, Bajrami në mesfushë dhe treshen Hoxha–Asani–Daku në sulm.
Ndeshja po konfirmon thellësinë dhe konkurrencën e skuadrës kuqezi, që pas fitores ndaj Serbisë, po bind edhe sot me lojë sulmuese dhe efikase.
Rezultati LIVE: Shqipëri 4–1 Jordani
Golashënuesit: Abualnadi (ag) 40’, Broja 64’, Hoxha 75’, Bajrami (’88) / Al-Rashdan 27’

























