Shpëtim Duro, trajneri i Shkëndisë

504
Sigal

 Ish-tekniku i Partizanit do të drejtojë skuadrën shqiptare nga Tetova në kampionatin maqedonas

Shpëtim Duro do të jetë trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës, skuadrës shqiptare që garon në kampionatin maqedonas. Ish-tekniku i Partizanit hedh një tjetër hap në karrierën e tij, por kësaj radhe tej kufijve të Shqipërisë, pavarësisht se kampionatin maqedonas është i një niveli të përafërt me atë shqiptar. Duro pason në bankinën e Shkëndijës së Tetovës, Gjore Jovanovskin, të shkarkuar të dielën para dite pas humbjes 5-0 me Rabotniçkin. 53-vjeçari Duro do të drejtojë skuadrën nga Tetova në tri ndeshjet e fundit të përpara pushimit dimëror. Më pas, në varësi të punës së tij dhe në atmosferës brenda skuadrës ai, bordi i klubit do të vendosë nëse do ta punësojë Duron edhe për pjesën tjetër të sezonit dhe t’i ofrojë një kontratë me terma të kënaqshëm financiarë. Duro ka drejtuar në Shqipëri një numër të madh skuadrash në Shqipëri, përfshirë Partizanin, Vllazninë, Besën e Skënderbeun. Me kavajasit fitoi Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë (2010), ndërsa me Skënderbeun kampionatin në sezonin 2010-2011. Shpëtim Duro, një nga trajnerët e njohur shqiptarë, ka punuar si ndihmësi i Oto Bariçit, teknikut kroat të Kombëtares në vitet 2006-2008. Në staf, atëherë bënin pjesë edhe kroati tjetër Slavko Kovaçiç, ndërkohë që trajneri i portierëve ishte Foto Strakosha. Në atë kohë, Duro mbante edhe detyrën e trajnerit të Kombëtares U-17. Shpëtim Duro vlerësohet shumë në ambientet futbollistike, për njohuritë e tij dhe mënyrën sesi ai e përgatit një ndeshje. Mund ta konsiderosh edhe një “Murinjo” shqiptar, pasi Shpëtimi është një njëri i detajeve dhe di ta lexojë shumë mirë kundërshtarin. Pikërisht, këtë aftësitë të Duros e kishte pikasur edhe ish-trajneri i Kombëtares, gjermani Hans-Peter Brigel. Në atë kohë, Duro ishte trajneri i Kombëtares U-19 dhe Brigeli e ngarkoi për të kryer disa misione të posaçme “spiunimi” për të grumbulluar të dhëna ndaj Greqisë, kundërshtares së parë në eliminatoret e Botërorit 2006. Për herë të fundit si trajner, Shpëtim Duro ka drejtuar Partizanin gjatë sezonit të kaluar, kur skuadra e kuqe ishte në Kategorinë e Parë. Ndeshja e parë e Shpëtim Duros në stolin e Shkëndijës është ajo kundër Napredokut të vendit të parafundit. Shkëndija e Tetovës renditet në vendin e 9-të nga 12 skuadra që ka kampionati maqedonas, me 20 pikë pas 16 ndeshjesh, duke qenë kështu në zonën e rënies, pasi nga kompeticioni bien direkt katër skuadra.

Gallo nuk e shpëton dot Tiranën

 Alpin Gallo është shumë pranë shkarkimit si trajner i Tiranës, pas humbjes së radhës me Laçin, e që i “saldoi” sërish bardheblutë në vendin e fundit, duke qenë një nga favoritët kryesorë për të rënë një kategori më poshtë. Pikërisht, humbja e pestë radhazi pritet të sjellë shkarkimin të Alpin Gallos. Sipas burimeve nga klubi kryeqytetas, drejtuesit e 24 herë kampionëve  do të kenë një mbledhje mes tyre dhe teknikut, ku do të flitet për këtë çështje. Pista e huaj është një tjëtër opsion. Flitet për ish-trajnerin e Dinamos, Zllatko Daliç, teksa me parë ishtë në listën e pritjes ishte braziliani Ze Maria. Gjithsesi, flitet edhe për një rikthim i mundshëm i Nevil Dedes, por ka dalë si kandidat edhe Shkëlqim Muça. Vetë Alpin Gallo e ka të qartë se pozicioni i tij është tepër i lëkundur pas kësaj disfate. Për mediat, ai thotë se është i hapur që të diskutojë me drejtuesit dhe sqaron se me këto rezultate as ai nuk ndihet komod. “Kemi zhvilluar një ndeshje në kushte mjaft të mira, në një ambient mjaft korrekt dhe në fund fitoi ekipi që e meritoi. Pas këtyre humbjeve, sigurisht që unë nuk e ndjej veten komod. Sa i takon së ardhmes sime në krye të Tiranës, sigurisht pas këtyre rezultateve është normale që të jetë objekt diskutimi. E normalisht edhe unë do të diskutoj me donatorët për të parë se çfarë mund të bëhet më mirë për të ardhmen e kësaj skuadre. Nëse mendohet që dikush mund ta bëjë më mirë punën, sigurisht unë do të hap rrugën në mënyrë që Tirana të rikthehet”, – tha Gallo pas humbjes me Laçin.

 Sulmuesi durrsak realizoi 11-metërshin e fitores 4-1, por e gjuajti pa miratimin e trajnerit

 Ekzekutoi penalltinë pa lejë, Frankfurti pezullon Kapllanin

 Gjuajtja e penalltisë nga ana e Edmond Kapllanit fund të ndeshjesh (92’), në fitoren 4-1 të FSV Frankfurtit në transfertën kundër Energi Kotbusit ka prodhuar polemika midis lojtarëve të klubit gjerman, ndërkohë që drejtuesit e pezulluan katër javë  shqiptarin si “një lojtar i padisiplinuar”. Sulmuesi durrsak hyri në lojë në minutën e 86-të, ndërkohë që fitoi një penallti në minutën e 92-të. Gazeta gjermane “Franfkurter Algemajne Cajtung” shkruante se, “Edmond Kapllani, për një moment u tregua egoist, duke e gjuajtur ai penalltinë pa miratimin e trajnerit”. Në fakt, nga trajneri për ta gjuajtur penalltinë ishte caktuar Denis Epshtein, autori i dy golave në fitoren 4-1 kundër Energi Kotbusit. Pikërisht, sjellja e Kapllanit u diskutua gjatë në klubin e Bundesligës 2, teksa gazeta citon shefin e financave të FSV Frankfurtit, Klemens Kryger, me këtë të fundit që ka deklaruar se sulmuesi i “pabindur” shqiptar do të ndëshkohet më një gjobë. “Kur unë dëgjoj që, ne ishim super, edhe po kaq super jam i mërzitur, dhe kjo për faktin se në skuadër janë përcaktuar se kush do t’i gjuajë goditjet nga këndi dhe ato të lira”, – tha shefi i financave Kryger. Në “Stadiumin e Miqësisisë” të Kotbusit, FSV Frankfurti udhëhiqte me rezultatin 3-1 deri në minutën e 92-të, kur fitoi penalltinë. Megjithë paralajmërimin e trajnerit Beno Mëhleman dhe protestës së kapitenit Bjërn Shlike, për të mos e gjuajtur atë Kapllani, sulmuesi durrsak e ekzekutoi atë, duke realizuar golin e katërt të ndeshjes për ekipin e tij. “Me një rezultat 3-1 mund të ndryshojë gjithçka. Ai (Kapllani) e kishte fare të qartë, se kush do t’i gjuante penalltitë. Kjo na bën paksa të mërzitur”, – shton Kryger. Atmosfera te FSV Frankfurti nuk është më e mira, edhe pse skuadra arriti fitoren e parë pas katër ndeshjesh (1 barazim dhe 3 humbje), edhe pse shënoi katër gola, të cilat duhet të kënaqnin çdokënd. Pikërisht çështja e 11-metësishit të ekzekutuar nga Kapllani e ka prishur festën. “Ne e patëm lojën nën kontroll nga minuta e parë. Gjesti i Kapllanit ishte aspak i bukur, aspak i nevojshëm, i zëmërueshëm”, tha Shtëver pas ndeshjes. Dhe dënimi për sulmuesin shqiptar nuk mund të mos vinte nga klubi. “Për arsye disiplinës gjatë ndeshjes, Kapllani do të jetë në dispozicion të trajnerit për pjesën e ndeshjeve të vitit kalendarik 2013”, – thuhej në komunikatën e klubit të Frankfurtit. Kapllani, i cili ka shënuar shtatë gola në 15 ndeshjet e aktivizua në këtë sezon, do të humbasë katër takime. Edhe portieri i FSV Frankfurtit,  , reagoi në lidhje me penalltinë e gjuajtur nga Kapllani. “Nëse Edi do ta humbiste penalltinë dhe ne do ta kumbisnim ndeshjen do të ishte tragjike” – tha ai. Në këtë rast, deklarata e tij ishte e tepruar pasi penalltia u fitua në minutën e 92-të kur FSV Frankfurti udhëhiqte 3-1.

Golashënuesi më i mirë

 Me shtatë gola të realizuar, Edmond Kapllani është golashënuesi i katërt më i mirë i Bundesligës 2. Sulmuesi durrsak ka shënuar dy gola me pak se Saglik i Paderbornit, i cili ka dhe kryesimin e renditjes së “bomberave”. Kapllani është shënuesi më i mirë i skuadrës së tij. Kapllani ka shënuar një të tretën e golave të realizuar nga FSV Franfkurti (21). Realizuesi i dytë më i mirë është Metju Leki me pesë gola. Mesfushori Alban Meha i Padebornit ka realizuar këtë sezon vetëm 2 gola.

Rraklli-Kapllani 58-58

 Me golin e shënuar ndaj Energi Kotbusit, Edmond Kapllani barazoi një ikonë si Altin Rraklli, përsa u përket realizmeve të lojtarëve shqiptarë në Gjermani. Të dy janë në kuotën e 58 golave. Trajneri aktual i Kombëtares së femrave realizoi 16 në Bundesliga 1 (në 111 ndeshje) dhe 42 gola në Bundeliga 2 (në 171 ndeshje). Realizuesi i dytë më i mirë tashmë është Edmond Kapllani, i cili ka realizuar 56 gola (202 ndeshje), ose dy më pak se Rraklli. Edmondi i të gjitha mundësitë të thyejë rekordin e Rrakllit, pasi është ende në aktivitet. Ervin Skela është shënuesi i tretë më i mirë në Gjermani. Fantazisti ka realizuar 53 gola, pesë më pak se Rraklli, por Ervini është realizuesi më i mirë shqiptar në Bundesligën 1: 23 gola, kundrejt 16 të Rrakllit. Skela ka shënuar 21 gola në 168 ndeshje në Bundesliga 1 dhe 32 gola në 145 ndeshje në Bundesliga 2.